• e shtunë, 23 nëntor 2024

Reali do t’i ofrojë kontratë Mbapes në janar 2024, transferi do të refuzohet nëse ai nuk pranon menjëherë

Reali do t’i ofrojë kontratë Mbapes në janar 2024, transferi do të refuzohet nëse ai nuk pranon menjëherë

Madrid, 17 qershor 2023 (MIA) - Real Madridi nuk planifikon gjatë verës të negociojë për transferimin e Kilian Mbapes nga PSZH.

Sipas “Marka”, ngjarjet e ditëve të fundit nuk kanë qenë befasi për drejtuesit e Real Madridit. Krahas deklaratës së Mbapes për mosgatishmëri ta vazhdojë kontratën me PSZH-në, klubi është i qetë. Askush nuk e fsheh atë se francezi është caku kryesor i klubit gjatë viteve të fundit, por për momentin Real Madridi po i shikon ngjarjet nga këndvështrimi i spektatorit.

Sa i përket Mbapes, Reali ka plan të qartë: më 1 janar 2024 kur Kilian do të ketë të drejtë të negociojë zyrtarisht me klubet e tjera, atij do t'i ofrohet transfer. Nëse Mbape nuk jep pëlqim menjëherë, Real Madridi do të refuzojë të nënshkruajë që të mos përsëriten gabimet e bëra në verën e vitit 2022.

Thuhet se Real Madridi në asnjë rast nuk e ka ndërmend të negociojë me PSZH-në. Marrëdhëniet mes klubeve janë prishur.

Nëse Mbape dhe PSZH bien dakord për largimin e tij këtë verë dhe bien dakord për transferimin, atëherë Real Madridi do mund të dërgojë ofertë, por për momentin klubi as që mendon për këtë.

Për momentin, Real Madridi beson se të gjitha veprimet e Mbapes kujtojnë në atë që bëri në verën e 2021. Më pas ai qëndroi në PSZH, ndërsa në verën e vitit 2022 e vazhdoi kontratën, megjithëse mundej falas të kalojë në Real Madrid, kështu që klubi me kujdes i merr të gjitha fjalët dhe veprimet e tij.

Sulmuesi 24-vjeçar sezonin e kaluar shënoi 41 gola dhe nëntë asistime në 43 ndeshje për PSZH-në në të gjitha garat.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR