• e enjte, 26 dhjetor 2024

Real Madridi përsëri është "mbreti i Evropës"!

Real Madridi përsëri është

Londër, 1 qershor 2024 (MIA) – Real Madridi përsëri është “mbreti i Evropës”! "Los Blankos" mundën me rezultat 2-0 Borusia Dortmundin në finalen e Ligës së kampionëve në stadiumin Uembli dhe për herë të 15-të triumfuan si kampion evropian për klube.

Dani Karvahal dhe Vinisius ishin heronjtë për skuadrën spanjolle. Mbrojtësi hapi rezultatin në minutën e 74-të, ndërsa sulmuesi brazilian vulosi fitoren në minutën e 83-të.

Kësisoj Reali triumfoi në finalen e 9-të radhazi në turneun më komercial të klubeve. Borusia e Dortmundit mbetet me një trofe të Ligës së kampionëve dhe dy finale të humbura.

Karlo Ançeloti poashtu vazhdoin të thyejë rekorde. Ai fitoi trofeun për herë të pestë - tre herë me Real Madridin dhe dy herë me Milanin.

Finalja në Londër solli madje lamtumirën për dy futbollistë të mëdhenj – Toni Kros nga Real Madridi dhe Marko Rojs nga Borusia e Dortmundit. Ylli i "mbretërve" do të varë këpucët si kampion evropian pasi kjo ishte ndeshja e fundit e karrierës së tij në nivel klubesh. Për Rojsin poashtu kjo ndeshje ishte e fundit me fanellën “verdhezi”. 

Foto: UEFA

 

QËNDRONI TË LIDHUR