• e shtunë, 29 qershor 2024

Real Madridi ka publikuar transferin e Kilian Mbapes

Real Madridi ka publikuar transferin e Kilian Mbapes

Madrid, 3 qershor 2024 (MIA) - Real Madridi zyrtarisht publikoi se ylli i madh i Pari Sen Zhermenit dhe Francës, Kilian Mbape do të jetë futbollisti i kampionit të 15-fishtë të Evropës. Futbollisti 25-vjeçar arrin si transfer i lirë pasi nuk dëshiron të vazhdojë kontratën me parisienët, e cila skadon në fund të muajit.

Sipas informatave, futbollisti francez fillimisht do të vesh fanellën me numrin 9 në sezonin e tij të parë, ndërsa më vonë do t'i jepet numri i tij i preferuar 10, të cilin momentalisht e posedon legjenda Lluka Modriq.

Mbape hyri në futboll të madh me Monakon përpara se të transferohej te PSZH-ja si huazim në vitin 2017 me një klauzolë të detyrueshme blerjeje për një tarifë rekorde në atë kohë prej 180 milionë eurove, e cila u pagua vitin e ardhshëm. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR