• e enjte, 26 dhjetor 2024

Real Madridi finalist i parë në Superkupën spanjolle

Real Madridi finalist i parë në Superkupën spanjolle

Riad, 11 janar 2024 (MIA) - Real Madridi mbrëmë e mposhti Atletiko Madridin në gjysmëfinale të Superkupës spanjolle me rezultatin 5:3, pas 30 minutave shtesë, pasi në 90 minutat e para ndeshja përfundoi baraz 3:3. Ndeshja është luajtur në stadiumin "Al Aval Park" në Riad, Arabia Saudite.

Golashënues për Realin ishin Rudiger, Mendi, Karvahal, Saviq (autogol) dhe Diaz, ndërsa për Atletiko Madridin golat i shënuan Ermoso, Grizman dhe Rudiger (autogol).

Reali i Madridit në finale të Superkupës spanjolle do të përballet me fituesin nga ndeshja Barcelona - Osasuna, e cila do të luhet sonte nga ora 20:00 (sipas kohës së mesme evropiane). bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR