• e hënë, 01 korrik 2024

Real Madridi do të "kurorëzohet" më 14 maj

Real Madridi do të

Madrid, 8 maj 2024 (MIA) – Real Madridi do ta fitojë kupën e kampionatit në La Liga pas duelit në terrenin nikoqir kundër Alavesit në xhiron e 36-të, transmeton sot gazeta spanjolle Marka.

Drejtuesit e Real Madridit më herët kërkuan që titulli të mos i dorëzohet në ndeshjen e radhës më 11 maj kundër Granadës si mysafir. Më pas u shfaqën informacione se Realit do t’i jepet trofeu në bazën e klubit me dyer të mbyllura.

Megjithatë, Federata spanjolle e futbollit (RFEF) për të tretën herë ndryshoi vendimin dhe “preu” ceremoninë e ndarjes së titullit që do të mbahej më 14 maj pas takimit me Alavesin.

Reali sivjet para kohe e siguroi titullin kampion në La liga, ndërsa skuadra e trajnerit Karlo Ançeloti sonte pret Bajernin e Munihut në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Ligës së kampionëve.

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR