• e martë, 24 dhjetor 2024

Rasmusen: Fundi i luftës në Ukrainë është larg

Rasmusen: Fundi i luftës në Ukrainë është larg

Bruksel, 31 janar 2023 (MIA) – Fundi i luftës në Ukrainë është shumë larg, pohoi ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, duke folur para Komisioneve për Punë të Jashtme dhe Mbrojtjes të Parlamentit Evropian.

Rasmusen bëri thirrje që ushtarëve ukrainas t'u sigurohen më shumë armë dhe më të rënda.

Sipas tij, “në vend që të presim një ofensivë në pranverë, është më mirë të jemi menjëherë gati për sulme masive”.

“Mënyra më e mirë për t'i dhënë fund luftës është që aleatët e Ukrainës të përgatiten për një konflikt të gjatë. Kjo është mënyra më e mirë për të arritur paqen. Nëse (Presidenti rus Vladimir) Putin ka sukses në Ukrainë, ai do të ecë përpara”, theksoi ai.

“Qasja jonë deri më tani ka qenë shumë graduale, kështu që ne jemi gjithmonë një hap prapa Putinit. Lufta nuk fitohet me hapa. Kërkon befasi për armikun, kërkon një strategji afatgjatë. Është e nevojshme që pas luftës Rusia të mos jetë më në pozitë për veprime të tilla dhe që Ukraina të mund të rimëkëmbet dhe të hyjë në BE. Unë mbështes kërkesën e ukrainasve për t'u anëtarësuar në NATO, por për këtë do të duhet kohë”, shtoi Rasmusen.

Ai i përcaktoi si historike vendimet për të siguruar tanke perëndimore të Ukrainës.

“Putini besonte se kjo do të ndante Evropën dhe do të kufizonte mbështetjen për Ukrainën; shpreson se kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore do të kufizojë ndihmën për Kievin”, shtoi Rasmusen. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR