• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rashford gjobitet me 650 mijë paund

Rashford gjobitet me 650 mijë paund

Mançester, 29 janar 2024 (MIA) - Futbollisti i Mançester Junajtedit, Markus Rashford është dënuar me 650.000 paund që është është e barabartë me pagën prej dy javësh, pasi është argëtuar deri vonë në klubet e natës në Belfast, ndërsa pas vetëm dy ditësh të anashkalojë stërvitjet në klub.

Mançesteri njoftoi se Rashfordi ka qenë i sëmurë dhe kjo është arsyeja pse nuk ka qenë në stërvitje të premten. Sulmuesi ishte lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e tyre të djeshme në raundin e katërt të FA Kupës me Njuport Kauntin, ndërsa menaxheri i ekipit Erik ten Hag shpjegoi se kjo është një "çështje e brendshme".

Sipas mediave angleze, jo vetëm Ten Hag, por edhe pronarët e rinj të klubit nga INEOS janë shumë të zhgënjyer me Rashfordin i cili ka një nga pagat më të larta në skuadër, ndërsa ka kontribuar shumë pak me paraqitjet e tij në fushë që nga fillimi i sezonit. Bashkëpronari i ri Ser Xhim Ratklif thotë se është i gatshëm ta shesë Rashfordin në verë nëse arrin ndonjë ofertë e përshtatshme për të.

Mediat në Angli publikuan se Rashfold në stërvitjen e sotme ka ardhur me vëllanë e tij i cili është edhe agjent i tij. Të dy duhet të bisedojnë me Erik ten Hag. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR