• e hënë, 08 korrik 2024

Raport: Autoritetet britanike e kanë fshehur skandalin me gjakun e infektuar

Raport: Autoritetet britanike e kanë fshehur skandalin me gjakun e infektuar

Londër, 20 maj 2024 (MIA) - Shërbimi shëndetësor kombëtar britanik (NHS) sot e publikoi raportin pas hetimit pesëvjeçar, ku thuhet se mjekët, qeveria dhe NHS e kanë fshehur skandalin me gjakun e infektuar dhe me vetëdije i kanë eksponuar viktimat në rreziqe të papranueshme.

Në periudhën prej 1970 deri 1991, më shumë se 30.000 njerëz janë infektuar me hepatitis Ce dhe HIV pasi kanë marrë produkte të gjakut dhe transfuzione. Prej atëherë kanë vdekur rreth 3.000 njerëz. Supozohet se janë sëmurë më shumë pacientë, por një pjesë e tyre nuk janë regjistruar.

Një pjesë e gjakut të infektuar dhe produkteve të gjakut janë importuar nga SHBA-ja, ndërsa u janë dhënë pacientëve, të cilëve u është nevojitur transfuzion gjatë operacionit ose personave të cilët vuajnë nga hemofilia.

Qeveria britanike tashmë u ka paguar 100.000 funta kompensim të përkohshëm disa viktimave, nga gjithsej 400 milionë funta sipas rekomandimeve që vijuan pas hetimit në vitin 2022. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR