• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ranieri u kthye në Roma

Ranieri u kthye në Roma

Romë, 14 nëntor 2024 (MIA) - Klubi i futbollit Roma ka njoftuar se Klaudio Ranieri do të marrë sërish drejtimin e ekipit. Eksperti me eksperiencë njoftoi pak muaj më parë se pensionohet, por duket se klubi që ai mban në zemër nuk mund të refuzohej, ndaj i është rikthyer detyrës së trajnerit. Ranieri vjen në postin e trajnerit në vend të të shkarkuarit Ivan Juriq.

"KF Roma me kënaqësi njofton se Klaudio Ranieri është trajner i ekipit të parë. Në fund të sezonit, Klaudio do të zhvendoset në pozitën e drejtorit të lartë ekzekutiv, ku do të jetë këshilltar i pronarit për të gjitha çështjet sportive në klub. Hetimi pas trajnerit të ardhshëm do të vazhdojë edhe në muajt në viijm. Në atë vendim do të marrë pjesë edhe Klaudio", thuhet në kumtesën e klubit.

Ranieri ka lindur në Romë. Ai e mbante fanellën e "gialorosëve" si lojtar në sezonin 1973/74, ndërsa më vonë ishte trajner kryesor i ekipit në dy periudha (nga viti 2009 deri më 2011 dhe në vitin 2019).

"Ranieri është simbol i vërtetë i vlerave të klubit dhe një nga personalitetet më të respektuara të sportit romak përreth botës", shtojnë nga "Olimpiko". sa/

Foto: Fejsbuk/AC Roma

QËNDRONI TË LIDHUR