• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ranieri kërkoi nga tifozët e Romës që të mos i fishkëllejnë lojtarët

Ranieri kërkoi nga tifozët e Romës që të mos i fishkëllejnë lojtarët

Romë, 15 nëntor 2024 (MIA) - Trajneri i Romës, Klaudio Ranieri ka bërë thirrje në qetësi rreth skuadrës dhe konsideron se për këtë qëllim lojtarët duhet të jenë të mbrojtur nga kritikat. Për shkak të ofertës nga "ujqërit" e tij të dashur, eksprti 73 vjeçar është dakorduar që ta rinovojë karrierën paqi që paraprakisht është pensionuar.

"Shefat vendosën që një figurë si unë është shumë e rëndësishme për Romën tani. Më thanë se duan që skuadra të rifitojë nivelin e saj të lartë dhe për këtë më thirrën. Hoqa dorë nga puna si trajner, por mora shumë oferta. Do të kthehesha vetëm për Romën ose Kalarin, prandaj edhe e bëra këtë tani. E kam nisur karrierën si futbollist këtu dhe do ta përfundoj këtu si trajner, së pari jam një tifoz i Romës dhe për këtë dua që tifozët të na mbështesin. Të dhemb kur luan në shtëpi dhe të fishkëllejnë. Unë besoj te fati dhe besoj se kur të ndjekësh objektivat dhe të punosh shumë, më në fund shanset do të jenë në anën tënde", tha Ranieri në konferencën e tij të parë për shtyp.

Shtoi se do të bisedojël me legjendën e ekipit, Françesko Toti nëse mund të ndihmojë, ndërsa tashmë ka biseduar me ish-trajnerin Daniele de Rosi.

"Paradokohe, të gjithë këta kanë përjetuar shok, por shpresoj se të gjthë së bashku do të punojmë në një drejtim të njejtë", deklaroi Ranieri. mb/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR