• e enjte, 11 korrik 2024

Ramosi nuk do të kthehet në Sevilja

Ramosi nuk do të kthehet në Sevilja

Sevilja, 4 korrik 2023 (MIA) - Nënkryetari i Seviljas, Hoze Maria del Nido Karasko e hodhi poshtë mundësinë e kthimit të mbrojtësit Serhio Ramos.

"Për momentin Ramosi nuk është opsion për Seviljan. Ai është futbollist i shkëlqyer i cili vjen nga shkolla jonë për të rinj, por nuk ka asgjë midis tij dhe Seviljas", e citon "Marka" Karaskon.

Paraprakisht u publikua se Inter Majami është i interesuar për futbollistin 37-vjeçar.

Ramosi ishte në Sevilja nga viti 2002 deri në vitin 2005. Nga ky ekip ai u zhvendos në Real Madrid në verën e vitit 2005 për 27 milionë euro. 

Spanjolli u bë lojtar i lirë verën pas përfundimit të kontratës me Pari Sen-Zhermen. Në sezonin 2022/23, Ramos i shënoi 45 paraqitje duke i shënuar katër gola dhe një asistim.

 

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR