• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ramosi mund të bëhet bashkëlojtari i Ronaldos në Arabinë Saudite

Ramosi mund të bëhet bashkëlojtari i Ronaldos në Arabinë Saudite

Riad, 19 qershor 2024 (MIA) - Serhio Ramos dhe Kristiano Ronaldo mund të luajnë përsëri për klubin e njëjtë, transmetojnë mediat në Spanjë. Sipas informacioneve të ndryshme, ish futbollisti i Seviljës dhe Real Madridit do të marrë ofertë nga klubi saudit i futbollit Al - Nasër, ku luan kapiteni i përfaqësueses së Portugalisë.

Mediat në Spanjë thonë se personalisht Ronaldo dhe drejtori sportiv Fernando Iero e bindin Ramosin të luajë në kampionatin saudit. Vetë futbollisti u largua nga Sevilja pas një viti të kaluar në ekip dhe deklaroi se dëshiron të vazhdojë të luajë futboll profesionist edhe një ose dy sezone. 

Kjo e bën Al - Nasër favorit për nënshkrimin e futbollistit spanjoll, ndërsa shumë persona vendosën për "keshin" nga Arabia Saudite gjatë viteve të fundit të karrierës së tyre. Bashkëlojtarë të Ronaldos për momentin janë Sadio Mane, Emerik Laporte dhe Aleks Telesh, ndërsa në klubet e tjera Karim Benzema, Sergej Milinkoviq - Saviq, Fabinjo dhe Riad Marez. 

Al - Nasër për momentin ka konkurrencë nga klubet nga Turqia dhe SHBA-ja.

Ronaldo dhe Serhio Ramos luajtën bashkë në Real Madrid nga viti 2009 deri në vitin 2018, gjatë kohës së karrierës së sulmuesit portugez në gjigantin spanjoll. Dyshja fitoi 15 trofe në atë periudhë dhe u bënë futbollistë legjendarë të Madridit. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR