• e hënë, 15 korrik 2024

Ramosi me rekord në La Liga për kartonë të kuq

Ramosi me rekord në La Liga për kartonë të kuq

Madrid, 27 nëntor 2023 (MIA) - Futbollisti i Sevilas, Serhio Ramos është përjashtuar me karton të kuq në fund të ndeshjes kundër Real Sosiedadit (1:2) në xhiron e 14-të të kampionatit spanjoll. 

Futbollisti i mbrojtjes mori kartonin e kuq të 31-të me radhë në La Liga dhe e “përmirësoi” rekordin e përjashtimeve nga loja.

Ramosi ka luajtur në kampionatin spanjoll nga viti 2004 deri në vitin 2021. Pas dy sezoneve në PSZH ai u rikthye në La Liga në shtator të vitit 2023, duke nënshkruar me Sevilan.

Tridhjetë e shtatëvjeçari spanjoll ka tetë ndeshje, një asist dhe pesë kartonë.

Pas 14 ndeshjeve në La Liga Real Sosiedad është në vendin e 5-të me 25 pikë. Sevila në vendin e 15-të me 12 pikë. si/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR