• e enjte, 18 korrik 2024

Ramosi dëshiron të luajë në Euro 2024

Ramosi dëshiron të luajë në Euro 2024

Madrid, 26 tetor 2023 (MIA)  -  Mbrojtësi i Sevillas, Serhio Ramos ka pranuar se mund të kthehet në kombëtaren spanjolle, transmeton "ITASportPress". 

Sipas portalit sportiv italian, futbollisti ëndërron të kthehet në ekipin kombëtar. Dhe deri në Euro 2024 mund ta vazhdojë karrierën e tij në ekipin kombëtar.

Në shkurt, futbollisti 37-vjeçar njoftoi se tërhiqet nga ekipi kombëtar. Ai e mban rekordin për numrin e paraqitjeve për kombëtaren spanjolle (180 ndeshje).

 Ramosi me Spanjën u bë kampion bote dhe dy herë kampion evropian.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR