• e mërkurë, 17 korrik 2024

Ramos u kthye në Sevilla

Ramos u kthye në Sevilla

Sevilla, 4 shtator 2023 (MIA) - Pavarësisht ofertës së madhe nga klubi saudit Al Itihad, mbrojtësi legjendar spanjoll Serhio Ramos do të vazhdojë karrierën e tij te Sevilla, duke u rikthyer pas një pauze 18-vjeçare në klubin ku filloi karrierën e tij vezulluese.

"Jam i lumtur që jam kthyer. Kjo është një ditë e veçantë, është gjithmonë mirë kur kthehesh në shtëpi. Tani më duhet të kaloj edhe ekzaminimet mjekësore para se të nënshkruaj kontratën", tha 37-vjeçari Ramos pas mbërritjes në Sevilla.

Ramos kaloi një sezon në Sevilla përpara se të transferohej te Real Madrid në moshën 19-vjeçare në vitin 2005. Ai mbajti fanellën e Klubit Mbretëror për 16 sezone në të cilat fitoi katër herë Ligën e Kampionëve dhe pesë herë titullin spanjoll.

Nga viti 2021 deri në vitin 2023 ai ishte anëtar i PSZH-së franceze, ai ishte jashtë fushës që nga qershori kur u largua nga radhët e klubit nga Parisi. sa/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR