• e enjte, 11 korrik 2024

Ramos: Sevila nuk donte kësisoj ta mbyllte vitin

Ramos: Sevila nuk donte kësisoj ta mbyllte vitin

Sevila, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Futbollisti i mbrojtjes i Sevilas, Serhio Ramos ka dhënë përshtypjet e tij për arritjet e ekipit në vitin 2023. 

"Nuk donim ta mbyllnim vitin kështu, por luftuam deri në fund. Tani është koha për të bërë llogaritë. Ne jemi të fokusuar në vazhdimin e operacioneve dhe rritjes në vitin 2024. Ka gjëra që duhen përmirësuar dhe do ta bëjmë bashkë", ka shkruar Ramos në rrjete sociale.

Gjatë këtij sezoni 37- vjeçari ka zhvilluar 15 ndeshje për këtë skuadër në të gjitha paraqitjet dhe ka shënuar katër gola dhe një asistim.

Pas 18 xhirove, Sevila është në vendin e 15-të në La Liga me 16 pikë.

Ekipi spanjoll përfundoi në vendin e fundit në grupin B në Ligën e kampionëve dhe u eliminua nga ndeshjet evropiane. si/

 

QËNDRONI TË LIDHUR