• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rama nga Bledi: Nuk besoj se do të jemi në BE në vitin 2030

Rama nga Bledi: Nuk besoj se do të jemi në BE në vitin 2030

Tiranë, 28 gusht 2023 (MIA) - Në panelin e liderëve të Forumit strategjik të Bledit, me temën “Solidariteti për sigurinë globale”, kryeministri Edi Rama lidhur me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, tha se ndihet "tragjikisht optimist", njofton agjencia e lajmeve Balkanweb.

Më tej ai shtoi se nuk beson se në 2030 do të jemi në BE, ndërsa shtoi se BE duhet të jetë më shumë mbështetëse ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe jo vetëm të kritikojë.

“Nuk besoj se në 2030 ne do jemi në BE por për disa nga hapat kjo do të ishte shumë e mirë. Duhet ta kuptojnë që boshllëku i kontributeve për frymë i BE drejt këtij rajoni, dhe shteteve të Ballkanit perëndimor është si 130 e ca euro për 6 prej nesh, dhe më shumë se 4 mijë euro për dy prej nesh këtu. Kjo duhet kuptuar dhe duhet zgjidhur me hapa konkretë. Vendet që hyjnë në rrugën e BE deri në momentin që bëhen anëtarë, nuk duhet vetëm të kenë reforma dhe kritika, që janë të nevojshme, por dhe mbështetje konsistonte. Nuk po them nga pikëpamja financiare por dhe të aksesit tonë në tregun e përbashkët dhe hapësirë më të madhe dhe për ndërmarrjet tona”, tha Rama.

 

QËNDRONI TË LIDHUR