• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rama: Kandidati për shef të ri të shtetit nuk do të jetë nga grupi i ynë parlamentar

Rama: Kandidati për shef të ri të shtetit nuk do të jetë nga grupi i ynë parlamentar
Tiranë, 27 prill 2022 (MIA) – Pas mbledhjes së kryesisë së socialistëve shqiptarë, lideri partiak dhe kryeministri aktual, Edi Rama, deklaroi se në këtë takim, mes tjerash, u bisedua rreth kandidatit për shef të ri të shtetit. Ai informoi se po afrohet procesi për zgjedhje të presidentit dhe bindi se kandidatin që do ta propozojë PS-ja nuk do të jetë nga grupi parlamentar i kësaj partie. “Sonte jemi tubuar për zbatimin e vendimeve që e kemi marrë në kongres dhe pastaj do ta konvokojmë Kuvendin kombëtar në fund të javës së parë të majit. I kemi mbledhur propozimet dhe atë që sot publikisht e themi është se kandidati nuk do të jetë nga grupi ynë parlamentar”, tha Rama. Pas vendimit sonte të miratuar të socialistëve, nga gara për president të shtetit bie Lindita Nikolla (57), kryetarja e Parlamentit. Emri i saj konsiderohej si kandidate më e sigurtë, e cila ka mundur ta ketë edhe përkrahjen e opozitës pasi është profesoreshë e respektuar universitare. Siç paraprakisht tha Rama, kandidat mund të jetë edhe shqiptar i lindur jashtë vendit amë, por, i cili 10 vite ka jetuar në vend. Rrethi i parë i votimit për president të ri në Parlamentin shqiptar do të mbahet më 10 maj, ndërsa deri më 27 maj duhet të përfundojë tërë procedura. Mandati i presidentit aktual Ilir Meta, përfundon më 24 korrik. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR