Rama: Çdo ditë përballemi me sulme kibernetike nga Irani
- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se çdo ditë ka sulme kibernetike nga Irani ndaj institucioneve shtetërore.
- Post By Fami Bajrami
- 16:22, 18 korrik, 2025
Tiranë, 18 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se çdo ditë ka sulme kibernetike nga Irani ndaj institucioneve shtetërore.
Nga qyteti i Beratit, në një takim me përfaqësues të sektorit të teknologjisë, Rama tha se nuk mund të lejoj sulme ndaj institucioneve, si ndaj bankave apo spitaleve private.
"Jemi në luftë, kemi sulme sistematike çdo ditë. Ne nuk mund ta lejojmë këtë. Nesër mund të sulmojnë banka, spitale, ky mund të jetë një problem i madh”, theksoi Rama, raporton abcnews.al.
Ai paralajmëroi investime me qëllim forcimin e mbrojtjes së sektorit publik kundër sulmeve kibernetike.
Më datën 20 të muajit të kaluar u hakua faqja e internetit të Bashkisë së Tiranës që ishte një sulm i njëpasnjëshëm ndaj institucioneve shqiptare.
Filloi në verën e vitit 2022, kur shërbimet shtetërore onlajn në Shqipëri u sulmuan nga katër grupe të sofistikuara hakerësh të mbështetur nga shteti iranian. Menjëherë pas kësaj, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe dëboi përfaqësuesit diplomatikë.
Në të gjitha postimet nga grupet e hakerëve iranianë theksohet se kjo është hakmarrje pasi Shqipëria pranoi rreth 4,000 muxhahedinë të cilët janë strehuar në një kamp pranë Durrësit.
Foto: Rama në Fejsbuk