• e martë, 24 dhjetor 2024

Radev: Shumë shpejtë do të bëhet e qartë nëse Republika e Maqedonisë dëshiron të shkojë në Evropë

Radev: Shumë shpejtë do të bëhet e qartë nëse Republika e Maqedonisë dëshiron të shkojë në Evropë

Sofje,9 maj 2024 (MIA) - Presidenti bullgar, Rumen Radev sot deklaroi se së shpejti do të bëhet e qartë nëse presdienti i ri dhe partia që fitoi me dallim të dukshëm në zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të punojnë për perspektivën evropiane të vendit apo do të shkojnë në drejtim tjetër.

Siç transmetoi BTA, ai këtë e deklaroi pasi që së bashku me nënpresidenten bullgare, Ilijana Jotova vendosën lule para përmendores së ushtarit të panjohur me rastin e 9 majit.

"Shumë shpejtë do të bëhet e ditur nëse ai vend dëshiron të shkojë drejt Evropës. Qëndrimi im lidhur me Republikën e Maqedonisë së Veriut çdoherë ka qenë i hapur dhe konzistent, siç ishte me presidentët Gjorge Ivanov dhe Stevo Pendarovski, ashtu do të jetë edhe me Gordana Siljanovska Davkovën", deklaroi Radev.

Presidenti bullgar tha se çdoherë e ka mbështetur integrimin evropian të RMV-së, "por me respektim të parimeve të fqinjësisë së mirë dhe posaçërisht kriteret të Kopenhagës për anëtarësim". Sipas tij, kjo do të thotë "ndryshim i Kushtetutës dhe respektim të të drejtave të bullgarëve maqedonas".

"Heqja dorë nga gjuha e urrejtjes që tërbonte në këtë fushatë zgjedhore, revizion i librave shkollorë, respektim dhe mbrojtje e trashëgimisë kulturore dhe historike bullgare të bullgarëve në vend", e transmeton BTA deklaratën e Radevit. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR