• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rabiot largohet nga Juventusi

Rabiot largohet nga Juventusi

Torino, 18 korrik 2024 (MIA) - Juventusi paralajmëroi largimin e mesfushorit Adrien Rabiot për shkak të skadimit të kontratës së tij.

Rabio luan për klubin italian nga viti 2019. Për atë kohë, futbollisti u bë kampion i Italisë dhe fitues i dyfishtë i Kupës.

Sezonin e kaluar, francezi 29-vjeçar ka luajtur 31 ndeshje për "zonjën e vjetër" në kampionatin italian, duke shënuar 5 gola dhe tre asistime.

Në fund të sezonit 2023/24, Juventusi përfundoi në vendin e tretë në Seria A. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR