• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ra rekordi i parë i Lojërave Olimpike

Ra rekordi i parë i Lojërave Olimpike

Paris, 25 korrik 2024 (MIA) - Lojërat Olimpike ende nuk janë hapur zyrtarisht, ndërsa rekordet e para në Paris tashmë ranë.

Koreanja Lim Si-Hjeon  gjatë kualifikimit në gjuajtje me hark, arriti të shënojë rezultat prej 694 pikësh, të cilin askush në histori nuk e ka arritur në kategorinë e femrave.

Rezultatin më të mirë deri tani e kishte Kang Çae Jung me 692 pikë dhe atë e arriti në Kampionatin botëror të vitit 2019.

Sa i përket rekordit paraprak, ai ishte 680 pikë dhe ishte arritur nga An San para tre vitesh në Tikoi.

Është gjithashtu interesante se vetëm dy burra në histori arritën të shënojnë një rezultat më të mirë se 694. sa/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR