• e enjte, 18 korrik 2024

QMK: Janë shuar 14 zjarre në ambient të hapur

QMK: Janë shuar 14 zjarre në ambient të hapur

Shkup, 4 nëtor 2023 (MIA) - Zjarrfikësit gjatë ditës së djeshme kanë ndërhyrë dhe kanë shuar 14 zjarre në ambiente të jashtme që po përhapeshin me shpejtësi të madhe, ndërsa në terren në të njëjtën kohë kishte reshje të rrëmbyeshme, bodrume të përmbytura, rrëshqitje në rrugë dhe rrëshqitje të dheut, ka njoftuar QMK

“Dje u realizua parashikimi i HMRC-së dhe reshjet lokale të dendura fillimisht ishin në pjesën veriore të shtetit, të cilat më pas u përhapën në pjesën perëndimore të shtetit dhe në të njëjtën kohë në pjesën juglindore të shtetit pati zjarre me erërat e forta nga të cilat përhapen me shpejtësi të rrezikshme”, njofton QMK.

Siç theksojnë ata, dje pasdite në ora 15:50 në numrin e vetëm të emergjencës 112 në QMK është raportuar për zjarr në afërsi të fshatit Zheganci të Komunës Çeshinovë – Obleshevë, në hyrje të fshatit afër kanalit lokal.

"Zjarri shpërtheu me shpejtësi dhe përbënte rrezik për banesat. Janë njoftuar zjarrfikësit e Njësisë Territoriale të Zjarrfikjes TPPE nga Koçani, të cilët kanë lokalizuar dhe më pas kanë fikur zjarrin. Pastaj, në 112 në QKM është pranuar lajmërimi për një zjarr në natyrë në afërsi të zonës së njohur si “Trafostacioni - Dubrovë” në Komunën e Negotinës, i cili sipas ankuesit ka qenë i përmasave të mëdha. Menjëherë në terren kanë dalë zjarrfikësit nga NJTZ Negotinë”, kanë thënë nga QKM.

Në atarin e fshatit Dubrovë, saktësojnë, digjej bar i thatë dhe pyll.

"Për shkak të erës së fortë zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe. Në terren ka intervenuar njësiti territorial i zjarrfikësve NJTZ Negotinë me 12 zjarrfikës dhe tri vetura zjarrfikëse, ndërsa në terren për ndihmë kanë qenë edhe zjarrfikësit nga NJTZ Kavadar me tre zjarrfikës dhe një automjet fuoristradë (4×4). Zjarrfikësit nga Negotina dhe Kavadari së bashku e kanë vënë zjarrin nën kontroll dhe e kanë larguar rrezikun për vendbanimin dhe më pas e kanë shuar”, thekson QMK

QMK apelon që për emergjencat dhe rreziqet për qytetarët, për pasuritë e tyre materiale dhe personale, të lajmërohen në numrin e vetëm të telefonit të urgjencës 112 në QMK, i cili, siç theksojnë ata, lokalizon më shpejt vendin e ngjarjes, si në mjedis urban dhe veçanërisht duke qenë se është në ambient të hapur, gjë që bën të mundur angazhimin më të shpejtë dhe më efikas të institucioneve të Sistemit për menaxhimin e krizave. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR