• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Dimitrovska: Është duke përfunduar afati për dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar për udhëtimin e djalit të Mickoskit në Uashington

Dimitrovska: Është duke përfunduar afati për dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar për udhëtimin e djalit të Mickoskit në Uashington

Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) Tatjana Dimitrovski deklaroi se pas një informate kanë formuar lëndë për udhëtimin e djalit të kryeministrit Hristijan Mickoski në Uashington në Samitin e NATO-s dhe i dërgoi një letër Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë me kërkesë që t'i dorëzohej i gjithë dokumentacioni.

"KSHPK ka kompetencë të kontrollojë se si shpenzohen paratë nga buxheti i shtetit, pra nga taksapaguesit. Ne krijuam një lëndë bazuar në informacionet e marra nga media në lidhje me dyshimet se kryeministri, së bashku me një anëtar të familjes së tij, ishin në një udhëtim që ishte organizuar në lidhje me Samitin në Uashington, ndërsa është në kurriz të buxhetit të shtetit. Është një çështje që është në kompetencën e KSHPK-së, menjëherë kemi ngritur një lëndë, kemi paraqitur kërkesë në përputhje me kompetencat tona në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë për të konfirmuar nëse të gjitha shpenzimet lidhur me këtë udhëtim janë paguar nga buxheti i shtetit dhe në çfarë roli, gjegjësisht funksioni është prezent familjari, konkretisht djali, sepse një nga përgjegjësitë tona është të konstatojmë konflikt interesi, tha Dimitrovska në një intervistë për TV 24.

Ajo tha se rrjedhë afati për sigurimin e të dhënave, përkatësisht Sekretariati i Përgjithshëm ka një afat prej 15 ditësh për të dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar, në të kundërtën, ajo tha se nëse të dhënat nuk dorëzohen brenda afatit të përcaktuar ligjor, KSHPK-ja ka kompentencë për të filluar procedurë penale.

Dimitrovska thekson se për momentin nuk kanë presion politik nga asnjë parti politike nga pozita dhe nga opozita dhe nuk do të lejojnë presion nga asnjë strukturë pushteti - politike, afariste, mediatike, publike dhe se do ta ruajnë integritetin e tyre dhe do të punojnë në mënyrë të pavarur.

Në lidhje me atë se çfarë lloj dokumentacioni është kërkuar, ajo tha se është kërkuar ftesa për ngjarjen, e cila është pranuar në MPJ, si dhe i gjithë dokumentacioni financiar tjetër lidhur me të gjitha shpenzimet e bëra për nevojat e kësaj ngjarjeje.

E pyetur nëse kryeministri mund të shoqërohet nga djali i tij në udhëtime të tilla, ajo theksoi se kodi i etikës për të gjithë personat e zgjedhur dhe të emëruar, i miratuar nga qeveria, parashikon që në ngjarje të tilla të organizuara nga institucionet ndërkombëtare apo me ftesa, kryeministri ministri lejohet të shoqërohet nga partneri, partnerja, përkatësisht nga bashkëshorti.

Dimitrovska thotë se nuk sheh asnjë pengesë që kryeministri Mickoski t'i tregojë publikisht faturat për udhëtimin e djalit të tij, duke pasur parasysh pretendimet e tij se nuk është përballuar nga buxheti i shtetit, përkatësisht është mbuluar nga burimet e tij private financiare.

KSHPK-ja e ka dorëzuar kërkesën në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë më 15 korrik, kurse më 30 korrik skadon afati deri në të cilin i gjithë dokumentacioni për këtë rast duhet të dorëzohet në Komision. Sipas procedurës ligjore, nëse nuk u dorëzohet dokumentacioni, në atë rast do t'i dorëzojnë informacion edhe MPB-së, Policisë Financiare dhe Prokurorisë Publike. ls/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR