• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takim i ministrit Misajlovski me ambasadoren e Gjermanisë, Petra Dreksler

Takim i ministrit Misajlovski me ambasadoren e Gjermanisë, Petra Dreksler

Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Falënderim për ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Dreksler dhe atasheun e mbrojtjes nënkolonel Hans Peter Vamsler për bashkëpunimin e shkëlqyer në mbrojtje, veçanërisht në procesin e integrimit në NATO, drejtoi Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski në takimin e sotëm në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në takim, kumtoi Ministria e Mbrojtjes, Misajlovski përmendi se buxheti sipas konkluzioneve mbetet 2 për qind nga PBB-ja.

Lidhur me Ukrainën, ministri i Mbrojtjes njoftoi se Qeveria e Maqedonisë do të vazhdojë të ndihmojë dhe të mbështesë Ukrainën.

"Aleanca brenda NATO-s dhe kontributi në operacionet e drejtuara nga NATO ishin pjesë e bisedës së sotme, ku u theksua stabiliteti rajonal si një nga faktorët kryesorë për prosperitetin e mëtejshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian. Vendi ynë është i pozicionuar dhe i respektuar qartë nga të gjithë anëtarët e Aleancës, gjë që u vu re në të gjitha takimet e mëparshme të Samitit të NATO-s, dhe mbetet një partner i besueshëm për bashkëpunim, përfunduan bashkëbiseduesit", qëndron në kumtesën e MB-së. ls/

Foto: Ministria e Mbrojtjes 

 

QËNDRONI TË LIDHUR