• e enjte, 03 tetor 2024

QMK: Gjithsej 1727 thirrje në 112, tetë zjarre në ambient të hapur

QMK: Gjithsej 1727 thirrje në 112, tetë zjarre në ambient të hapur

Shkup, 2 tetor 2024 (MIA) - Në Qendrën për Menaxhimin e Krizave (QMK), sipas raportit të fundit, në numrin e vetëm të emergjencës 112 janë regjistruar gjithsej 1727 thirrje.

"Prej tyre thirrje "reale" ishin 54,49 për qind, ndërsa 45,51 për qind për nevoja të tjera jo urgjente të qytetarëve. Për në polici janë bërë 66,08 për qind e thirrjeve aktuale, për ndihmën urgjente mjekësore 27,97 për qind, ndërsa për zjarrfikësit 2,46 për qind të thirrjeve reale në 112", thuhet në kumtesën. 

Gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar tetë zjarre në ambient të hapur në territorin e vendin. Janë djegur kashtë, deponi, deponi plehrash,mbetje, goma, bar i thatë dhe bimësi e ulët.

QMK rajonale Shkup informoi se dy zjarrfikës nga Brigada territoriale e zjarrit e Qytetit të Shkupit dje, nga ora 11:40 deri në irën 12:40, me një automjet kanë shuar një deponi në sipërfaqe prej 500 metra katrorë në Lisiçen e poshtme, Komuna Aerodrom.

Në periudhën prej 15:30 deri në orën 16:00, tre zjarrfikës me një automjet kanë kanë ndërhyrë në mbeturina të djegura në një sipërfaqe prej 300 metrash katrorë në rrugën "Skupi" në Komunën e Karposhit.

Katër zjarrfikës me një automjet mbrëmë nga ora 18:10 deri në orën 20:00 kanë shuar një fushë të djegur në një sipërfaqe prej 500 metrash katrorë në afërsi të Urës së Kadinos.

Zjarrfikësit nga ora 00:50 deri në orën 1:35 kanë shuar drurët dhe shkurret e djegura në një sipërfaqe prej 10 metrash katrorë në rrugën “2” nr.16 në fshatin Studeniçan. Ndërhyrja është kryer nga tre zjarrfikës me një automjet.

QRMK Manastir informoi se dje, nga ora 15:50 deri në orën 17:45, dy zjarrfikës kanë ndërhyrë për të shuar kashtën e djegur në fshatin Sërpci poshtëm. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 


 

QËNDRONI TË LIDHUR