• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim i zëvendësministrit të Administratës Publike, Jakimovski me përfaqësues të Eurostat dhe ESHS

Takim i zëvendësministrit të Administratës Publike, Jakimovski me përfaqësues të Eurostat dhe ESHS

Shkup, 2 tetor 2024 (MIA) - Statusi i Entit Shtetëror të Statistikave (ESSH) në sistemin e administratës shtetërore, gjendja me mungesën e kuadrove profesionale në institucion dhe labirinti nëpër të cilin duhet të kalojë për të realizuar punësimet, ishin temë e bisedës në takimin e sotëm të zëvendësministrit të Administratës Publike, Llaze Jakimovski me Zhan-Pjer Ponselet, drejtor i Drejtorisë për standarde, shpërndarje dhe bashkëpunim të Sistemit statistikor evropian dhe Klaudia Junker, shefe e Departamentit B3 në Entin Shtetëror të Statistikave të Bashkimit Evropian - Eurostat dhe me Drejtorin e ESHS, Dejan Stankov.

Zëvendësministri theksoi se Ministria e Administratës Publike është e hapur për bashkëpunim dhe theksoi se Ligji për nëpunësit administrativ dhe Ligji për të punësuarit në sektorin publik tashmë janë publikuar në ENER dhe për to mund të jepen mendime dhe vërejtje sipas nevojave të Entit Shtetëror të Statistikave, të cilat do të shqyrtohen nga ana e Ministrisë.

"Takimi përfundoi me mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe u bënë disa propozime, të cilat rezultuan me dialog të mëtejshëm dhe takim me grupin punues lidhur me ligjet e propozuara, si mund të dëgjoheshin nevojat e Entit Shtetëror të Statistikave", informojnë nga Ministria e Administratës Publike. mb/

Foto: Ministria e Administratës Publike

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR