• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shuarja e zjarrit në Çair është vështirësuar për shkak të sasisë së madhe të materialeve djegëse

Shuarja e zjarrit në Çair është vështirësuar për shkak të sasisë së madhe të materialeve djegëse

Shkup, 2 tetor 2024 (MIA) - Qendra për Menaxhim me Kriza sot pasdite njoftoi se shuarja e zjarrit në Çair të Shkupit po zhvillohet me vështirësi dhe se në ndihmë duhet të arrijë një automjet special zjarrfikës i Armatës.

"Shuarja e zjarrit në Çair të Shkupit po zhvillohet me vështirësi për shkak të sasisë së madhe të tymit dhe temperaturës së lartë në bodrumet, ku ruhej sasi e madhe e materialeve djegëse. Po ashtu, në ndihmë të zjarrfikësve të Shkupit, do të arrijë edhe një automjet special zjarrfikës i Armatës", qëndron në informacionin e QMK-së.

Gjithsej 43 persona janë shtruar në spital pas zjarrit në një ndërtesë që ka shpërthyer herët në mëngjes. Në Klinikën e Toksikologjisë janë pranuar 31 pacientë, pesë prej të cilëve janë mbajtur për trajtim spitalor, ndërsa në Klinikën e Fëmijëve janë pranuar 12 fëmijë, dy prej të cilëve janë mbajtur për trajtim. Të gjithë pacientët janë në gjendje stabile.

Nga MPB-ja informojnë se në ora 01:55 në SPB Shkup është raportuar se në bodrumin e një objekti në rrugën “Serava” ka shpërthyer zjarr, ndërsa nga QMK-ja kanë njoftuar se në shuarje kanë marrë pjesë 20 zjarrfikës me shtatë automjete. mb/

Foto: QMK

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR