• e enjte, 04 korrik 2024

Qeveria e Izraelit përsëriti se është e përkushtuar për ta shkatërruar Hamasin

Qeveria e Izraelit përsëriti se është e përkushtuar për ta shkatërruar Hamasin

Tel Aviv, 20 qershor 2024 (MIA) - Qeveria izraelite sot përsëriti se është e përkushtuar për ta shkatërruar Hamasin dhe pavarësisht pretendimeve të një zëdhënësi të armatës izraelite se nuk mund të eliminohet ideologjia e organizatës ekstremiste palestineze në Rripin e Gazës. 

"Të thuash se do ta bëjmë që Hamasi të zhduket është sikur hedhësh dhe në sytë e njerëzve. Nëse në fund nuk japim alternativë, do ta kemi Hamasin", deklaroi mbrëmë zëdhënësi i armatës izraelite, admirali Daniel Hagari.

Deklarata e tij  shpejt u hodh poshtë nga kabineti i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, Qeveria e të cilit pohon se ofensiva e Izraelit në Rripin e Gazës nuk do të përfundojë derisa Hamasi të mposhtet.

"Kabineti politik dhe i sigurisë i drejtuar nga kryeministri Netanjahu përcaktoi si një nga objektivat e luftës shkatërrimin e kapaciteteve drejtuese dhe ushtarake të Hamasit. Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) sigurisht që janë të përkushtuara për këtë", thuhet në kumtesën nga kabineti i Netanjahut.

Ndërsa armata izraelite në Telegram publikoi se Hagari i referohej Hamasit si një ideologji dhe se deklaratat e tij ishin të qarta dhe të drejtpërdrejta. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR