• e enjte, 26 dhjetor 2024

Frensis: Rezultatet nga zgjedhje të ndryshme nuk do ta ndryshojnë mbështetjen e KB-së për Ukrainën

Frensis: Rezultatet nga zgjedhje të ndryshme nuk do ta ndryshojnë mbështetjen e KB-së për Ukrainën

Kiev, 4 korrik 2024 (MIA) - Asambleja e përgjithshme e KB-së do të vazhdojë të angazhohet për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës pa marrë parasysh epilogun nga zgjedhjet nacionale të mbajtura në mbarë borën këtë vit, deklaroi dje kryetari i këtij trupi të organizatës botërore, Denis Frensis, duke vërejtur se "asnjë vend nuk ka të drejtë të sulmojë një vend tjetër".

Ky qëndrim "nuk mund të ndryshohet, sepse kjo është çështje e së drejtës", deklaroi Frensis për mediumet amerikane gjatë vizitës së tij të parë në Ukrainë, e cila për të tretin vit po lufton kundër invazionit rus.

Trupi kryesor për krijim të politikave të organizatës botërore u dha mbështetje të gjerë përpjekjeve për mbështetje të sovranitetit të Ukrainës, tha Frensis.

Por, zgjedhjet e sivjetme në SHBA dhe në disa vende kyçe të BE-së shkaktojnë shqetësim për ndryshime potenciale politike në vendet perëndimore, mbështetja ushtarake dhe financiare e të cilave ishte kyçe për Ukrainën, në mëynrë që t'i pengojë ambiciet e Kremlinit.

"E jona është, me kalimin e kohës, të shohim çfarë do të jenë implikimet nga rezultatet nga ato zgjedhje ndaj tërë sistemit ndërkombëtar, e posaçërisht për Ukrainën", tha Frensis, duke shfaqur bindje se "populli i Ukrainës nuk do të heqë dorë" pa dallim të epilogut nga ato zgjedhje.

Sipas tij, "ukrainasit nuk do ta pranojnë atë dhe nuk do të lejojnë dominim të huaj mbi atdheun e tyre".

Në fundt të vizitës dyditëshe në Kiev, Frensis i bëri thirrje Rusisë "menjëherë t'i tërheqë forcat e veta ushtarake nga territori i Ukrainës", në pajtim me rezolutën e Asamblesë parlamentare që ishte miratuar menjëherë pas shpalljes së luftës. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR