Putini urdhëroi rekrutimin e 133.000 ushtarëve në mobilizimin e vjeshtës
- - Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar rekrutimin e 133.000 ushtarëve të rinj në rekrutimin e vjeshtës që fillon sot dhe do të zgjasë deri në fund të vitit, ndërsa sipas shefit të zyrës së rekrutimit, rekrutët e rinj nuk do të shkojnë në fushat e betejës në Ukrainë.
- Post By Fami Bajrami
- 09:09, 1 tetor, 2024
Moskë, 1 tetor 2024 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar rekrutimin e 133.000 ushtarëve të rinj në rekrutimin e vjeshtës që fillon sot dhe do të zgjasë deri në fund të vitit, ndërsa sipas shefit të zyrës së rekrutimit, rekrutët e rinj nuk do të shkojnë në fushat e betejës në Ukrainë.
Dekreti i Kremlinit, i publikuar dje nga gazeta shtetërore ruse "Rosiskaja gazeta", bën thirrje për mobilizimin e qytetarëve “nga mosha 18 deri në 30 vjeç, të cilët nuk janë në rezervë dhe i nënshtrohen shërbimit ushtarak në përputhje me ligjin federal), ndërsa bëhet fjalë për gjithsej 133.000 persona".
Shefi i zyrës ruse për rekrutim, zëvendësadmirali Vladimir Cimljanski, tha se kushtet për rekrutim mbeten të njëjta - 12 muaj shërbim në njësitet ushtarake në Rusi.
"Do të doja të vë re se rekrutët nuk do të ftohen të marrin pjesë në operacion special ushtarak në rajonet e reja", citon gazeta fjalët e zëvendës admiralit rus.
Për Rusinë lufta në Ukrainë, që filloi me pushtim në shkurt 2022, është operacion ushtarak special, ndërsa Kievi dhe aleatët e tij e quajnë atë agresion brutal dhe një përpjekje të paprovokuar imperialiste për të kapur vendin.
Mediat britanike kujtojnë se në veprimin e dënuar nga shumica e botës perëndimore, Rusia aneksoi pjesë të Ukrainës juglindore në fund të vitit 2022, duke e quajtur vendin "rajone të reja".
Duke përmendur kërcënimet në rritje në kufijtë perëndimorë të Rusisë, Putini urdhëroi në shtator që armata ruse të zgjerohej me 180.000 trupa, në 1,5 milionë ushtarë aktive, duke e bërë atë të dytën më të madhe në botë, pas asaj të Kinës. rq/ fc/
Foto: arkivi i MIA-s