Putini: Jam i gatshëm ta mbështes modelin e paqes të Trampit për Lindjen e Mesme
- – Presidenti rus Vladimir Putin dje u zotua për planin paqësor të presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, për Lindjen e Mesme.
- Post By Fitore Curri
- 07:35, 3 tetor, 2025
Moskë, 3 tetor 2025 (MIA) – Presidenti rus Vladimir Putin dje u zotua për planin paqësor të presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, për Lindjen e Mesme.
Elementi më i rëndësishëm i marrëveshjes paqësore në rajon mbetet zgjidhja për dy shtete ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, theksoi Putini në Soçi në një ngjarje në klubin politik Valdaj. Megjithatë, ai është i gatshëm t’i japë mundësi modelit të Trampit, tha ai.
“Ish kryeministri britanik Toni Bler, i cili ishte emëruar anëtar i trupit të përkohshëm ndërkombëtar për monitorim për Gazën, ndoshta nuk është i njohur si engjëll mbrojtës i paqes, por është politikan me përvojë”, vlerësoi presidenti rus.
Është me rëndësi që edhe Izraeli dhe Administrata palestineze dhe organizata palestineze Hamas u pajtuan me zgjidhjen, shtoi ai.
Trampi propozoi armëpushim në Rripin e Gazës si pjesë e planit paqësor prej 20 pikave të cilin e prezantoi në Uashington para pesë ditëve.
Plani përfshin çarmatosje të plotë të Hamasit dhe lirim urgjent të të gjitha pengjeve të tjera izraelite të cilët i mban Hamasi në këmbim për qindra të burgosur palestinezë, si dhe tërheqje të ushtrisë izraelite nga Rripi i Gazës.
“Hamasi nuk do të ketë kurrfarë roli në menaxhimin me rripin bregdetar, ndërsa Izraelit i ndalohet edhe që të aneksojë territor. Në vend të kësaj, Rripi i Gazës do të menaxhohet nga qeveria kalimtare e teknokratëve palestinezë nën mbikëqyrje të forcës së ardhshme stabilizuese”.
Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, si dhe ministrat e Punëve të Jashtme të disa shteteve arabe, duke i përfshirë Katarin, Egjiptin, Jordaninë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite, gjithashtu shprehën mbështetje për planin. fc/
Foto: EPA