• e mërkurë, 21 janar 2026

Putini i premtoi orbanit: Moska do të marrë parasysh qëndrimin e secilit vend për mjetet e ngrira

Putini i premtoi orbanit: Moska do të marrë parasysh qëndrimin e secilit vend për mjetet e ngrira

Bruksel, 17 dhjetor 2025 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban i dërgoi paraljmërim Belgjikës që të mos bjerë dakord me planet e Komisionit Evropian për të përdorur mjetet shtetërore të ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën, transmeton DPA.

Përpara samitit të BE-së nesër në Bruksel, Orban deklaroi se konfiskimi i këtyre mjeteve do ta ekspozonte Belgjikën ndaj një rreziku serioz, pasi shkel të drejtën ndërkombëtare dhe rrezikon kompanitë belge të cilat menaxhojnë me këto mjete.

"Çdo çështje gjyqësore do të humbasë dhe në fund dikush do të duhet të kthejë mjetet e konfiskuara", potencoi Orban.

Ai zbuloi se në korrespondencën me presidentin rus Vlladimir Putin mori garanci se Moska do të përgjigjej me të gjitha mjetet ligjore, por edhe se do të merrte parasysh pozicionin individual të secilit vend anëtar të BE-së

Plani parashikon përdorimin e mjeteve të Bankës qendrore ruse për të shfrytëzuar hua afatgjate për Ukrainën. Roli i Belgjikës është thelbësor sepse kompania belge "Juroklir" (Euroclear) menaxhon me rreth 185 miliardë euro nga 210 miliardë eurot e aseteve të ngrira ruse në Union.

Edhe pse vendimi teorikisht mund të merret me shumicë të kualifikuar, Hungaria mbetet e mendimit se nuk do ta mbështesë këtë propozim në samitin e ardhshëm, ku ideja gëzon mbështetjen e kancelarit gjerman Fridrih Merc dhe liderëve të tjerë me ndikim evropianë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR