Putini e emëroi Shojgun si koordinator për zhvillim të industrisë së mbrojtjes
- - Presidenti rus Vladimir Putin sot e emëroi sekretarin e Këshillit të Sigurisë Sergej Shojgu si koordinator për zhvillim të kompleksit ushtarak - industrial.
- Post By Fitore Curri
- 21:55, 4 qershor, 2024
Moskë, 4 qershor 2024 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin sot e emëroi sekretarin e Këshillit të Sigurisë Sergej Shojgu si koordinator për zhvillim të kompleksit ushtarak - industrial.
Putini theksoi se është e nevojshme që të ketë një koordinator të pavarur të aktiviteteve që Ministria e Mbrojtjes të marrë pajisjet e duhura dhe ai duhet të jetë Shojgu.
Ai theksoi e bëhet fjalë për detyrat me prioritet të industrisë së mbrojtjes, për vëllimin dhe përfitimin e prodhimtarisë së produkteve më të njohura ushtarake.
Sergej Shojgu u bë sekretar i Këshillit të Sigurië më 12 maj.
Para kësaj ishte shef i Ministrisë së Mbrojtjes nga viti 2012, ndërsa pas inaugurimit të Putinit për mandatin e pestë presidencial në atë funksion erdhi Andrej Bellouov. fc/
Fotografia: EPA