• e shtunë, 23 nëntor 2024

Publikohen hollësirat nga marrëveshja e GAtuzos me Olimpik Marsejë

Publikohen hollësirat nga marrëveshja e GAtuzos me Olimpik Marsejë

Romë, 27 shtator 2023 (MIA) - Trajneri italian Xhenaro Gatuzo së shpejti mund ta ndërmerr funksionin e menaxherit në Olimpik Marsejë, njoftoi gazetari Nikollo Shira.

Sipas tij, marrëveshja e Gatuzos me klubin francez do të jetë deri vitin 2025. Mbetet edhe klubi dhe agjentët e trajnerit të arrijnë marrëvehsje për hollësirat e fundit.

Gatuzo në këtë moment është pa angazhim. Klubi i tij i fundit ishte Valencia, ku ka punuar nga korriku i vitit 2022 deri në janar të këtij viti.

Paraprakisht, italiani ishte trajner i Napolit, Milanit, Pizas, Palermos, Sionit dhe OFI-t. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR