• e mërkurë, 17 korrik 2024

Publikohen detaje nga grabitja e familjes së të dashurës së Nejmarit

Publikohen detaje nga grabitja e familjes së të dashurës së Nejmarit

 Kotia, 8 nëntor 2023 (MIA) -  Në qytetin brazilian, Kotia, dje është grabitur familja e Bruna Biankardi, e dashura e sulmuesit të Al Hilall, Nejmar.

 Detaje për grabitjen raportoi "O Globo". Persona të panjohur kanë hyrë në banesë,  duke drejtuar armë ndaj nënës së Biankardit. Grabitësit kanë marrë stoli, orë dhe gjësende të disenjuara në një vlerë prej rreth 120.000 dollarë.

 Përveç kësaj, sulmuesit kanë pyetur se ku ndodhet e dashura e Nejmarit, Bruna Biankardi dhe vajza e tyre e porsalindur.

 "Ata kanë kërkuar nga gruaja të tregojë ku ka para. Gruaja ka dëshmuar se kasaforta është e zbrazët. Njëri nga grabitësit ka pyetur: "A nuk ka para në shtëpi vjehrra e Nejmarit?" Dhe ajo ka thënë: "Siç thatë, unë jam vjehrra, nuk jam ai", bëri të ditur zëdhënësi i ekipi që po e heton rastin.

 Më pas, Nejmari dhe Biankardi  në rrjetet sociale publikuan se gjithçka është në rregull me ta. Vajza e tyre Mavi ka lindur më 7 tetor.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR