• e enjte, 26 dhjetor 2024

PSZH-ja ofron 180 milionë euro për gjeorgjianin Kvaraçhelia

PSZH-ja ofron 180 milionë euro për gjeorgjianin Kvaraçhelia

Paris, 19 mars 2023 (MIA) – Udhëheqësia e PSZH-së është e gatshme t'i ofrojë klubit italian nga Seria A, Napoli deri në 180 milionë euro për shërbimet e reprezentuesit gjeorgjian Kviça Kvaraçhelia, bën të ditur gazeta "Korrere delo Sport".

Kvaraçhelia (22) erdhi në Napoli vitin e kaluar nga klubi gjeorgjian i ligës së parë Dinamo Batumi për 11.5 milionë euro dhe në sezonin e tij të parë në Serie A deri tani ka luajtur gjithsej 29 ndeshje dhe ka shënuar 13 gola për skuadrën e Napolit.

Gazeta italiane pretendon se PSZH-ja është e gatshme që për Kvaraçhelian të paguajë të njëjtën shumë qëkur solli Kilian Mbapen nga Monako e që është transferimi i dytë më i shtrenjtë i të gjitha kohërave.

Në vend të parë edhe më tej është transferimi i Nejmarit nga Barcelona në PSZH për të cilin klubi francez pagoi plotë 222 milionë euro. 

FOTO: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR