• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

PSZH shpreson se Mbape do të heqë dorë nga një pjesë e bonuseve për nënshkrimin me Realin e Madridit

PSZH shpreson se Mbape do të heqë dorë nga një pjesë e bonuseve për nënshkrimin me Realin e Madridit

Paris, 4 mars 2024 (MIA) - Udhëheqësia e Pari Sen Zhermenit u pajtua me faktin se sulmuesi Kilian Mbape do të largohet nga klubi si lojtar i ri verën e ardhshme. Megjithatë, klubi shpreson në ndonjë kompensim financiar, njofton "L'Equipe".

Sipas gazetës sportive franceze, PSZH-ja pret përkrahje financiare nga përfaqësuesit e futbollistit. Paraprakisht kanë shkruar se Mbape do të heqë dorë nga bonusi për lojalitet prej 80 milionë eurove në dobi të parisienëve.

Mediumet njoftojnë se negociatat mes francezit dhe Realit të Madridit janë në vijim.

Këtë sezon Mbape mori pjesë në 33 ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar 32 gola dhe shtatë asistime. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR