• e premte, 27 dhjetor 2024

PSZh ofron 110 milionë euro për Osimenin, por Napoli dëshiron më tepër

PSZh ofron 110 milionë euro për Osimenin, por Napoli dëshiron më tepër

Paris, 12 korrik 2023 (MIA) - PSZh-ja dërgoi ofertën e parë për sulmuesin e Napolit, Viktor Osimen.

Sipas gazetës napolitane "Il Mattino", parisienët kanë ofruar 110 milionë euro për sulmuesin, por kjo ofertë nuk i përgjigjet Napolit. Agjenti i Osimenit, Roberto Kalenda din se lojtari nuk do të lirohet për një ofertë të tillë. Tani për tani, PSZh-ja nuk ka për qëllim t'i përmbush kërkesat e Napolit.

PSZH-ja është e gatshme Osimenit t'i ofrojë kontratë me vlerë 12 milionë euro në vit. Në këtë moment sulmuesi nuk është i gatshëm të realizojë transfer nga Napoli. Klubi italian beson se pas 15 gushtit, PSZh-ja mund të japë ofertë "të pahijshme". Nuk u caktua afati për largimin e Osimenit.

Kalenda shpreson se PSZh-ja do të japë ede një ofertë, më të lartë. Thuhet se Luis Enrike është i "çmendur" pas Osimenit.

Sulmuesi 24-vjeçar sezonin e kaluar ka shënuar 31 gola dhe katër asistime në 39 paraqitje për Napolin në të gjitha garat. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR