• e shtunë, 23 nëntor 2024

PSZH kërkon nga Al Ahli 80 milionë euro për Veratin

PSZH kërkon nga Al Ahli 80 milionë euro për Veratin

Paris, 6 gusht 2023 (MIA) - Al Ahli nuk mund të arrijë marrëveshje me Pari Sen Zhermenin për transferimin e mesfushorit Marko Verati, shkruan gazetari Mateo Moreto.

Sipas burimit, palët nuk mund të merren vesh për çmimin e transferimit. Parisienët duan të marrin të paktën 70 milionë euro për shërbimet e lojtarit. Al Ahli është i gatshëm të japë vetëm 30 milionë euro. Ndërsa negociatat po prolongohen, lojtari mund të qëndrojë në PSZH.

Më herët, insajderi Fabricio Romano raportoi se Verati do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me Al- Ahlin.

Italiani 30-vjeçar ka bërë 38 paraqitje për klubin sezonin e kaluar dhe një asistim. Verati luan për PSZH-në që nga viti 2012. Kontrata e tij aktuale me parisienët është deri në vitin 2026.

 

QËNDRONI TË LIDHUR