PSZH i ndërpreu bisedimet me Donarumën për kontratë të re
- Bisedimet mes Pari Sen Zhermenit dhe portierit Xhanluixhi Donaruma për kontratë të re janë pezulluar me iniciativë të klubit, transmeton gazetari Fabris Hokins.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:49, 6 dhjetor, 2024
Paris, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Bisedimet mes Pari Sen Zhermenit dhe portierit Xhanluixhi Donaruma për kontratë të re janë pezulluar me iniciativë të klubit, transmeton gazetari Fabris Hokins.
Siç përmendë burimi, kryesia e parisienëve konsideron se niveli momental i futbollistit nuk korrespondon me rritjen e rrogës që e dëshiron lojtari italian.
Donaruma për PSZH-në luan prej vitit 2021. Këtë sezon, portieri 25-vjeçar shënoi 12 paraqitje për klubin francez në të gjitha garat dhe pranoi 14 gola. Dy herë e ruajti rrjetin "të pastër". Kontrata e italianit me parisientë është deri më 30 qershor të vitit 2026.
Verën e kaluar, portieri rus Matvei Safonov iu bashkua ekipit të Luis Enrikes për rreth 15 milionë euro. ab/
Foto: Arkivi