• e enjte, 18 korrik 2024

PSZH – Juventus në hapjen e fazës së grupeve në Ligën e kampionëve

PSZH – Juventus në hapjen e fazës së grupeve në Ligën e kampionëve
Nion, 27 gusht 2022 (MIA) – Federata evropiane e futbollit ka konstatuar datat për ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së kampionëve e cila do të fillojë më 6 shtator. Ndeshja derbi e xhiros hapëse do të luhet në Paris ku PSZH do të jetë nikoqi i Juventusit. Më 6 shtator në program janë edhe duelet midis Dinamo Zagreb – Çelsi, Dortmund – Kopenhagen, Salcburg – Milan, Seltik – Real Madrid, Laipcig – Shahtjor, Sevila – Mançester Siti dhe Benfika – Makabi Haifa. Dy skuadrat e para në secilin nga tetë grupet do të sigurojnë vend në fazën e 1/8 së finales në Ligën e kampionëve. Skuadrat e treta do të vazhdojnë garën në Ligën e Evropës, ndërsa për skuadrat e plasuara në vendin e katërt do të përfundojë rrugëtimi evropian. Faza e eliminimit në garën elitare evropian të klubeve do të fillojë në shkurt të vitit të ardhshëm.

QËNDRONI TË LIDHUR