• e martë, 16 dhjetor 2025

Propozim-vendimi për vazhdim të gjendjes së krizës për shkak të rrezikut nga vëllimi i rritur për hyrje dhe transitim të emigrantëve në Komisionin për mbrojtje

Propozim-vendimi për vazhdim të gjendjes së krizës për shkak të rrezikut nga vëllimi i rritur për hyrje dhe transitim të emigrantëve në Komisionin për mbrojtje

Shkup, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Komisioni kuvendor për mbrojtje dhe siguri sot do të mbajë mbledhje, në rend ditetë së cilës është Propozim vendimi për ndryshim të vendimit për miratim të vazhdimit të afatit për ekzistim të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të rrezikut të lartë nga vëllimi i rritur i hyrjes dhe transitimit të emigrantëve nëpër territorin e RMV-së.

Në arsyetimin e publikuar në ueb-faqen e Kuvendit ceket se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e mbajtur më 11 dhjetor 2025, e ka shqyrtuar Procesverbalin nga Mbledhja e tetë e Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim me Sistemin për menaxhim me kriza të mbajtur më 9 dhjetor 2025, e ka pranuar propozimin e Komitetit drejtues dhe e ka konstatuar nevojën për t'u vazhduar gjendja e krizës deri më 31 dhjetor 2026.

"Me qëllim që të sigurohet vazhdimësi në kryerjen e aktiviteteve nga ana e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Forcave të sigurisë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në funksion të sigurimit, mbrojtjes dhe ruajtjes së kufirit shtetëor, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut konkludoi të kërkojë nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ta sjellë Vendimin për ndryshim të Vendimit për miratim të vazhdimit të afatit për ekzistim të gjendjes së krizës në një pjesë të territorittë Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht, në kohëzgjatje deri më 31 dhjetor 2026. Propozim vendimit për ndryshim të Vendimit për miratim të vazhdimit të afatit për ekzistim të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të rrezikut nga vëllimi i rritur i hyrjes dhe transitimit të emigrantëve nëpër territorin  e Republikës së Maqedonisë së Veriut i bashkangjitet edhe Procesverbali nga Mbledhja e tetë e Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim me kriza, e mbajtur më 9 dhjetor 2025 dhe Procesverbali nga Mbledhja e shtatë e Grupit për vlerësim, mbajtur më 9 dhjetor 2025", thuhet në arsyetim.

Gjatë tërë kësaj periudhe, Komiteti drejtues për kooridnim dhe menaxhim me sistemin për menaxhim me kruza, në komunikim dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet shtetërore kompetente vazhdimisht dhe rergullisht e ndjekë gjendjen në rajonet e një pjese të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ku është shpallur gjendje krize. ab/

Fotо: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR