• e mërkurë, 21 janar 2026

Ministri Limani vizitoi komunën e Manastirit

Ministri Limani vizitoi komunën e Manastirit

Manastir, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani në kuadër të vizitës së sotme në Manastir u takua me kryetarin e Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski, ndërsa inspektoi ambientet e reja të kopshtit "Pçeliçka" (Bletëza), pjesë e IPFKF "Majski Cvet" - Manastir dhe Qendrën e re të kujdesit ditor për plakje aktive dhe u takua me punonjësit e Qendrës për punë sociale, Manastir.

Në takimin me kryetarin e komunës Konjanovski u diskutua për projektet e realizuara, ato që janë në vazhdim dhe projektet e ardhshme në përputhje me nevojat e qytetarëve të kësaj komune. Përmes adaptimit të hapësirës dhe pajisjeve të plota brenda Shtëpisë për foshnje dhe fëmijë të vegjël në Manastir u siguruan ambiente të reja për kujdesin e fëmijëve parashkollorë, një objekt që sot funksionon si kopshti "Pçeliçka" në kuadër të IPFKF "Majski cvet". Bashkëbiseduesit edhe një herë konfirmuan se bashkëpunimi midis pushtetit qendror dhe atij lokal kontribuon ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë dhe shprehën gatishmërinë e tyre për ta thelluar atë.

Ministri Limani vizitoi edhe hapësirën ku së shpejti do të fillojë të funksionojë Qendra ditore për plakje aktive me një kapacitet prej 20 të moshuarish të cilët do të kenë mundësinë ta vizitojnë atë çdo ditë dhe të përfshihen në programin e plakjes aktive, nën udhëheqjen e Kryqit të Kuq-Manastir.

Vizita në Manastir u përmbyll me një vizitë te punonjësit e Qendrës për ponë sociale- Manastir, informoi Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR