Janevska: Ka raport të dorëzuar detajisht për veprim pas alarmeve për bomba nëpër shkolla
- Udhëzimet për veprimin e raporteve të bombave janë përpunuar në detaje dhe u janë dorëzuar të gjitha shkollave, por Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) nuk ka informacion se si po veprojnë në shkollat.
- Post By Ramize Qamili
- 16:59, 16 dhjetor, 2025
Shkup, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Udhëzimet për veprimin e raporteve për bombat janë përpunuar në detaje dhe u janë dorëzuar të gjitha shkollave, por Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) nuk ka informacion se si po veprojnë në shkollat.
"Ekziston komunikim i pamjaftueshëm midis institucioneve, gjegjësisht midis institucioneve më të larta të shtetit dhe atyre që ndodhen poshtë tyre. Siç kanë detyrim ministrat, ashtu kanë edhe kryetarët e komunave dhe drejtorët e shkollave. Ka rekomandime se si mësimdhënësi duhet t’i nxjerrë nxënësit jashtë, në çfarë distance nga shkolla dhe pasi t’i kontrollojë, t’i kthejë në mësim. Në lidhje me transportin është përgjegjësi e kryetarëve të komunave", tha Janevska.
Ministrja e Arsimit këtë e tha si plotësim të përgjigjes së ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në pyetjen parlamentare të Rina Ajdarit nga Aleanca e Shqiptarëve për raportimet e rreme për bomba në shkollën e mesme të Tetovës dhe largimin e fëmijëve nga shkolla.
Ministri Toshkovski tha se ka pasur raportime të rreme për bomba në disa qytete dhe se protokollet antiterrorizëm ndiqen sa herë që bëhet fjalë për ndonjë raportim për bombë, pavarësisht nëse është në një shkollë apo diku tjetër ku ka një numër të madh qytetarësh.
"Dua t'ju siguroj se po veprojmë në përputhje me standardet dhe protokollet si vendet e tjera evropiane, në mënyrë të përshtatshme dhe parandaluese në kuadër të të gjitha veprimeve që duhet të ndërmarrim, por fakti është se kur ka këso lloj raporti për bombë, sipas protokollit, objekti duhet të braktiset, patjetër të kryhet evakuim etj", tha Toshkovski. Ai shtoi se nuk pajtohet me deputeten se MPB-ja nuk veproi siç duhet, por përkundrazi se MPB-ja tani po i menaxhon shumë mirë raportimet e tilla.
Toshkovski tha se kur paraqiten probleme, bëhen përpjekje për t'i zgjidhur ato sa më shpejt të jetë e mundur, duke theksuar se siguria e qytetarëve, veçanërisht e fëmijëve, është përparësia e parë.
Ju siguroj se po ndërmerren veprime maksimale brenda kompetencave të MPB-së, tha Toshkovski. rq/
Foto: Printskrin