• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pronari i Romës e blen Evertonin për 474 milionë euro

Pronari i Romës e blen Evertonin për 474 milionë euro

Romë, 16 qershor 2024 (MIA) - Pronari i Romës, Den Fridkin do ta blejë Evertonin për 475 milionë euro, raportojnë sot mediat italiane.

Sipas Tuto Merkato, Fridkin si rezultat i transaksionit, do të marrë 94.1 për qind të aksioneve, të cilat aktualisht i përkasin pronarit aktual të klubit anglez, Farhad Moshiri.

E gjithë procedura rreth miratimit të kontratës nga Premierliga pritet të zgjasë më shumë se një muaj, por nuk priten probleme.

Moshiri është kryetar i bordit të drejtorëve dhe aksioner i USM Holdings. Ai i ka fituar aksionet në Everton në vitin 2016.

Kompania Fridkin Grup u bë pronare e Romës në gusht të vitit 2020. Sipas raportimeve të mediave, shuma e transaksionit është rreth 600 milionë euro. ab/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR