• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pronari i Çelsit e blen Strasburgun

Pronari i Çelsit e blen Strasburgun

Londër, 23 qershor 2023 (MIA) – Konsorciumi amerikan “BlueCo”, i cili vitin e kaluar bleu Çelsin, do të marrë kontrollin edhe të klubit të futbollit francez në ligën e parë, Strasburg.

Mediat angleze raportuan se pronari i Çelsit, miliarderi amerikan Tod Bojli dhe bashkëpunëtorët e tij, do të paguajnë rreth 70 milionë euro për shumicën e aksioneve të Strasburg.

“Kjo marrëveshje paraqet një kapitull të ri në historinë e Strasburgut. Jemi të nderuar që jemi pjesë e këtij klubi historik. Ky investim strategjik do të përforcojë praninë tonë në futbollin evropian, së bashku me pjesën tonë në Çelsi”, kumtoi mbrëmë konsorciumi amerikan.

Disa nga tifozët e Strasburgut nuk e mirëpritën shitjen e klubit, e disa prej tyre u fotografuan me një pankartë ku shkruhej "Bojli, nuk je i mirëpritur".

Sezonin e kaluar, Strasburgu përfundoi në vendin e 15-të në Ligën e parë franceze. ls/

Foto: Fesjbuk

QËNDRONI TË LIDHUR