• e mërkurë, 14 gusht 2024

Promovim i oficerëve dhe nënoficerëve në Akademinë ushtarake

Promovim i oficerëve dhe nënoficerëve në Akademinë ushtarake

Shkup, 13 gusht 2024 (MIA) - Në Akademinë ushtarake "Gjeneral Mihajllo Apostollksi" në Shkup sot në solemnitet do të promovohen ofiicerë dhe nënoficerë në Armatën e Maqedonisë së Veriut.

"Në solemnitet do të promovohen klasa e 24-të e kadetëve në gradën nëntoger, dëgjues të Kursit për oficerë të shërbimeve në aktin fillestar të oficerit dhe dëgjues të kursit themelor për nënoficerë në gradën rreshter", njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Siç paralajmëroi, fjalim në ngjarje do të kenë presidentja e shtetit dhe komandante supreme e Armatës, Gordana Siljanovska-Davkova, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe dekani i Akademisë ushtarake, nënkoloneli mitko Bogdanovski.

Në ceremoni do të marrin pjesë shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, ministri i Sportit, Borko Ristovski, përfaqësues të trupit ushtarako-diplomatik nga Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi dhe të ftuar të tjerë të lartë nga Ministria dhe Armata. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR