Prokuroria suedeze tërhiqet nga rasti për përdhunim kundër Mbapes
- Prokuroria suedeze ka ndërprerë hetimet për përdhunim kundër sulmuesit të Real Madridit, Kilian Mbape.
- Post By Fami Bajrami
- 09:57, 12 dhjetor, 2024
Stokholm, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Prokuroria suedeze ka ndërprerë hetimet për përdhunim kundër sulmuesit të Real Madridit, Kilian Mbape.
Rasti është mbyllur për mungesë provash.
Më 14 tetor, policia suedeze filloi një hetim për një ankesë për përdhunim që dyshoh0et se ndodhi në një hotel në Stokholm ku futbollisti 25-vjeçar në atë kohë ishte në pushim. Një grua e lënduar fajësoi Mbapen për incidentin.
Pas akuzave për përdhunim ndaj Mbapes, avokatët e futbollistit paralajmëruan padi për shpifje ndaj vajzës që konsiderohet si viktimë.
Foto: EPA