• e enjte, 03 tetor 2024

Procedurë për rrezikimin e sigurisë ndaj një gjyqtareje kushtetuese

Procedurë për rrezikimin e sigurisë ndaj një gjyqtareje kushtetuese

Shkup, 1 tetor 2024 (MIA) - Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar Propozim për dhënien e urdhërit penal kundër një personi për vepër penale - Rrezikimi i sigurisë në pajtim me nenin 144 paragrafi 5 të Kodit Penal.

"Më 21 qershor përmes sistemit informativ i akuzuari ka kërcënuar se do të kryej vepër penale - Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 të Kodit Penal, për të cilën është paraparë dënim me burg prej së paku 10 vjet, ndaj gjyqtares së dëmtuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në profilin e tij në një rrjet social, i pakënaqur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me parashkrimin e borxheve, i pandehuri ka publikuar një postim me kërcënime se do të kryejë vepër penale, duke përmendur drejtpërdrejt gjyqtaren kushtetuese të theksuar, duke shkaktuar kështu ndjesi të pasigurisë, rrezik dhe frikë", citohet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Me urdhërin penal, siç shtohet në kumtesë, prokuroria propozon që i pandehuri të dënohet me sanksion penal – dënim me kusht që do të caktojë dënimin me burg prej tre muajsh, i cili nuk do të zbatohet nëse nuk kryhet një vepër e re në afat prej një viti nga plotfuqishmëria e aktgjykimit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR